Aksident në Maminas, zjarrfikësja përplas makinën

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Maminas. Burime për Ora News, bëjnë me dije se në aksident një zjarrfikëse është përplasur me një makinë.

Si pasojë e aksidentit nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Mësohet se zjarrfikësja në shpejtësi e sipër nuk ka mundur të frenojë kur automjeti i ka dalë para në kthesë, e si pasojë e ka përplasur.