Muçi: Televizoni ORA ka një bum të ardhurash dhe SPAK e quan dyshim se vijnë nga krimi i organizuar

Avokati i Presidentit "Yldon Media Group”, Besnik Muçi, thotë televizioni Ora Nees dhe RTV Ora ka një bum të ardhurash dhe SPAK e quan si dyshim se këto të ardhura vijnë nga krimi i organizuar. 

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Muçi u shpreh se SPAK, duhet të kërkonte 27% të vlerës të gjithë pasurive.

Besnik Muçi: Prokuroria thotë se 27% e të ardhurave janë të paligjshme. Në një logjikë që është e konsoliduar kur bëhet fjalë në përqindje duhet të kërkonte 27% të vlerës të gjithë pasurive , ose duhet të argumentonte përse kërkoi 100% të saj dhe jo këtë brenda limitit që ka nxjerrë brenda shumës 3 milion.

Televizioni Ora ka një bum të ardhurash, dhe SPAK këtë e çuan si dyshim se këtu po ndodh diçka. Ky është televizioni publik. Sado që ato të ardhura janë të pasqyruara këto i ka paguara dikush. Prokuroria këtë e konsideron si dyshim, se sipas saj këto të ardhura mund të jenë flukse nga krimi i organizuar. Janë fatura të prera nga çdo biznes. I takon që paska falsifikuar 1 milionë dokumente, paska korruptuar 1 milionë njerëz."