Përfshihet nga zjarri kurora e pishave në Krujë, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2021, 17:16
Zjarri ka përfshirë kurorën e pishave, pranë zonës së Krastës së Krujës.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur që zjarrfikësja të ndërhyjë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarri, sakaq erërat e fuqishme po favorizojnë përhapjen e flakëve në sipërfaqen e pishave.

