Mbyllen 13-të të martat, mijëra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Laçit

Kulmon këtë 12 dhe 13 qershor pelegrinazhi 13 javor në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Që prej mëngjesit të ditës së sotme mijëra pelegrinj i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë për të kremtuar festën e Shna Ndout.

Shumë prej tyre e kalojnë natën pranë ambienteve të Kishës.

Për mbarëvajtjen e këtij pelegrinazhi janë angazhuar forca të shumta policie të cilët janë vendosur në disa pika.