“Me Edin dhe bekimin e Zotit”, Fatos Nano mesazh socialistëve: Le të vijnë ditët e bardha për Shqipërinë
Kongresi i PS-së që po zhvillohet në një ditë me ditëlindjen e 30-të të PS-sw pas dokumentarit me rrugëtimin i la fjalën liderit historik Fatos Nano, i cili kishte një mesazh për të gjithë socialistët dhe kryeministrin Edi Rama.
"Të dashur bashkëmoshatarë, kështu ju quaja në vitet e para. Në vitet kur së bashku e bëmë PS-në forcë të parë në Shqipëri, evropian, progresiste dhe fituese. Sot jemi të gjithë 30-vjeçarë, prandaj ky është një përvjetor që na jep krenari të gjithëve. Në tri dekada kemi mundur të ruajmë traditat më të mira dhe të ndryshojmë Shqipërinë, duke ecur me hapin e kohës.
Prandaj jemi sot e vetmja forcë politikë në Shqipëri e cila mendon globalisht dhe vepron lokalisht. Fitorja e mandatit të tretë është një frymëmarrje e re për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Jam gëzuar si asnjëherë më parë për këtë arrije të jashtëzakonshme. Le të vazhdojmë reformat për ta ngritur Shqipërinë në standardet e BE-së.
Ky është misioni ynë historik. Unë kam besim të plotë që me Edi Ramën dhe bekimin e zotit ju do ta përmbushni këtë objektiv historik. Rrofshi dhe qëllofshi gjithmonë në shenjë. Le të vazhdojnë ditët e bardha për Shqipërinë" tha zoti Nano.
