Rama falenderon Nanon: Babanë politik e “vrava” dhe më pas e rigjeta
Kongresin e PS-së Edi Rama e nisi me urimin për 30-vjetorin e themelimit të partisë Socialiste të Shqipërisë. Kjo ditëlindje, tha më tej kryetari i PS-së, është e veçantë, pasi ka shijen e fitores së tretë radhazi.
Ai falenderoi lidrin e parë politik, Fatos Nanon të cilin e cilësoi si babain e vet politik.
Rama: "Kjo është një ditëlindje e bukur, por kjo e sotmja ka jo vetëm veçantinë e përvjetorit të 30-të, por edhe shijen e veçantë të fitores që sapo arritëm. Faleminderit liderit të parë të saj, babait tim politik që ën fillim e desha, pastaj e vrava dhe më pas e rigjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit. Kemi fituar, kemi humbur, kemi ngjitur, jemi rrëzuar, jemi ringritur dhe vazhdojmë të ngrihemi së bashku. U prehshin në paqe të gjithë ata që nuk jetojnë ata, deri të Bashkimi shoku ynë i paharrueshëm i cili do të vazhdojë të jetë mes nesh, jo vetëm në kujtime por edhe përmes Megit, vajzës së tij. Bashkimi po na ndjek nga lart i buzëqeshur dhe është shumë krenar për ty."
