Aksion në Vlorë, makina në ndjekje nga policia përplaset me një tjetër mjet dhe përmbyset në rrugë

Një seri aksidentesh ndodhen këtë të shtunë, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima, vetëm dy të plagosur. Më i rrezikshmi ndodhi pasdite në Vlorë, ku një makinë në ndjekje nga policia u përplas me një tjetër e u përmbys. Ndërsa në aksin Librazhd-Elbasan devijoi nga rruga e ra në rrëpirë një autobot me karburant.

Aksidentet rrugore nuk kanë të sosur. Edhe kjo fundjavë ashtu si dhe ditët e shkuara është dominuar nga përplasje automjetesh në rrugët e vendit, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Në Vlorë një makinë tip “Golf” nuk i ndaloi policisë dhe në shpejtësi e sipër u përplas me një automjet "Benz".

Aksion në Vlorë, makina në ndjekje nga policia përplaset me

Në këtë moment ka dalë nga rruga e është përmbysur. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në lagjen "10 Korriku".

Drejtuesi i "Golfit" u plagos ndërsa policia po heton pse ai nuk ndaloi në postbollk. Mësohet se drejtuesi i automjetit e kishte marrë makinën me qira.

Aksion në Vlorë, makina në ndjekje nga policia përplaset me

Në aksin nacional Korçë-Bilisht një makinë  u përplas me një motor. E plagosur ka mbetur një grua, e cila ishte në motorin që drejtohej nga bashkëshorti i saj.

Ndërkohë në rrugën Librazhd-Elbasan përfundoi pa pasoja një aksident i frikshëm. Një autobot me karburant që vinte nga Maqedonia me destinacion Durrësin, ka devijuar nga rruga pranë fshatit Xibrakë, e megjithë manovrimin e rrezikshëm, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa asnjë dëmtim. Po ashtu boti nuk ka pësuar çarje që mund të shkaktonte katastrofë në rast të derdhjes së karburantit.

Në fillim për shkak të lagështisë në rrugë, autoboti është përplasur me faqen e kodrës anës rrugës, dhe më pas ka rrëshqitur duke përfunduar në anën tjetër, duke rënë në një rrëpirë. 

Po këtë të shtunë pasdite, një tjetër aksident ndodhi në Berat. Aty një kamion i tonazhit të rëndë, i ngarkuar me gurë është batuar në rrugë.

Në mbrëmjen e së shtunës dy maune u përplasën në aksin Krahës-Mallakastër, ku mbeti i  plagosur një prej shoferëve.