Përmbyset kamioni me karburant në Librazhd, bllokohet shoferi

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme, 12 qershor në aksin Elbasan-Librazhd.

Një kamion me naftë është përmbysur, ndërsa shoferi ka mbetur i bllokuar. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet edhe mbërritja e zjarrfikëses për ta nxjerrë shoferin.

Mësohet se shoferi nuk ka pësuar lëndime.

Kamioni i mbushur me naftë i përket një kompanie maqedonase.