Mandati i tretë, Rama: Shqipëria e 2030-ës do të ngjitet në majë, atje ku meriton të jetë

Në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-në në 30 vjetorin e krijimit ët saj, ashtu siç ishte lajmëruar, kryeministri foli për mandatin e tretë dhe Shqipëria e 2030-ës.

Rama: "Kemi gjëra për të thënë për mandatin e tretë, pak muaj para nisjes së tij në Kuvendin e Shqipërisë. Ne sot dhe në vijim na përket vetëm detyrimi i jashtëzakonshëm ndaj vendit, ndaj fëmijëve, që ushtrimin e mandatit të tretë të sigurojmë një kapërcim historik. Si e tillë kjo fitore historike, ka sjellë për  ne një përgjegjësi historike. Realizimin e një volumi të tillë vendimesh, reformash dhe punësh konkrete që Shqipëria të ngjitet deri në fund të kësaj dekade në majën ku e meritojnë shqiptarët.

Një vend me standardet e BE, një vend ku liria dhe drejtësia ta rrezatojnë përkatësinë tonë evropiane në realitetin e përditshëm, një vend kampion në këtë rajon të Evropës, me energji, turizëm, bujqësi dhe shërbime publike. Një vend me dinjitet të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar ku Shqipëria është gjithmonë e para. Kjo është Shqipëria e 2030 dhe ky është misioni ynë. "