E bija e Bashkim Finos vijon trashëgiminë, i bashkohet PS-së për 30 vjetor: Baba, shpresoj të jesh krenar!

Në Kongresin e PS nuk mungoi edhe një homazh për socialistin e ndjerë Bashkim Fino.

E bija, Megi Fino,  ndërsa ju drejtua të pranishmëve tha se Fino e donte me zemër familjen e tij të dytë, Partinë Socialiste.

"Një nga gjërat që nuk do ja harroj kurrën tim eti, është se u rritëm me presionin e vazhduyeshëm për të qenë shembullorë në mësime dhe të mirësjelltë në shoqëri."

Ajo ndau edhe një rrëfim sekret me babain e saj me të  cilin konfirmoi edhe anëtarësimin në Partinë Socialiste.

"Me babain kemi pasur vetëm një konflikt, e donte kaq shumë këtë familje të madhe sa donte me patjetër të bëhesha pjesë e juaja. Po ne jetonim aq shumë me hallet dhe dertet e PS sa na dukej e paimagjinueshme, mamit në radhë të parë, që të shtonim në çatinë tonë numrin e të angazhuerve direkt në punët e partisë.

Por në fund fitoi ai që me ikjen e tij më solli këtu mes jush për të mos ikur më. Baba uroj të jesh duke më parë sot nga atje lart dhe shpresoj të jesh krenar me mua sot dhe gjithmonë. Do të bëj çmos të jem në lartësinë e emrit të mirë që ti më le si pasurinë më të madhe që një prind mund tu lërë fëmijëve të vet".

E bija e Bashkim Finos vijon trashëgiminë, i bashkohet PS-së