Emocionohet Ruçi, socialistët në këmbë, një minutë heshtje për Finon dhe një përshëndetje për Metën
Pas homazheve për të ndjerin Bashkim Fino, fjalën e mori kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili foli u kërkoi socialistëve që të mbanin një minutë heshtje për të kujtuar Finon dhe 24 ish-deputetë të tjerë të PS-së që janë ndarë nga jeta.
Ruçi foli për vështirësinë që PS-ja ka kaluar që nga ideimi dhe themelimi i saj dhe deri në ditën e sotme.
Ai nuk la pa përshëndetur figurat e rëndësishme socialiste, ndër ta edhe Presidentin Ilir Meta si një nga të parët që ka trokitur në derën e Partisë Socialiste.
"Unë nuk jam person që emocionohem kolla, pro me dokumentarin që pashë, mund t'iu them me bindjen që jam shumë i emocionuar. 30 vjetorin do ta ndaja në 2 periudha. Periudhën e parë deri në vitin 2005 dhe periudhën e dytë nga 2005-2021. Nuk do ët them asgjë se si u themelua dhe ideua dhe se di u miratua familja jonë politike, pro ajo që do të them është se menjëherë sa u krijua veçanërisht '91-2005 ne u identifikuam si forca politike e sistemit që lamë pas. Të ishe socialist nuk ishte e modës. Flitej për liri fjale, pro vetëm liri fjale nuk kishte për socialistët, flitej për shtet ligjor, por nuk kishte ligj për socialistët, flitej për shtet të së drejtës por nuk kishte të drejta për socialistët. Rrahje, persekutime, ndëshkime, barbarizma, arrestime të cilat kulmuan me burgosjen e liderit to në Fatos Nano.
Prandaj kanë qenë vite të vështira. Do të përshëndetja sigurisht shumë figura të spikatura, të cilat në 4 vitet e para janë marrë me programin e PS-së. Do të përshëndesja 4 të rinjtë që trokitën të parët në PS-në; Ilir Zelën, Ndre ELgisi, Pandeli Majkon dhe Ilir Metën. Do të përshëndesja Fatos Nanon. Ne jemi krenarë për ty, shumëkush nga ne dhe kundërshtarët e tu dhe ne i themi vetes politikanë, por askush nuk thotë dot që ti Fatos Nano nuk je politikan. I dashur Edi të kujtohet 2003 kur shprehe ambicien për t'u bërë kryetari jonë? Shumë dyer t'u mbyllën, e megjithatë ti qëndrove stoik pasi e dije mirë që të bëhesh lider nuk mjafton vetëm ambicia por duhet edhe dashuria e atyre për të cilët t i pate ambicie të bëheshe kryetar partie," tha zoti Ruçi.
