Valbona çel sezonin turistik pas vitit të vështirë të pandemisë
Valbona çeli zyrtarisht sezonin turistik veror.
Në Alpe gjëmoi kënga e vallja me ftesën për t'i vizituar pas një viti të vështirë mes pandemisë.
Kryebashkiaku i Tropojës paraqiti ofertën turistike të zonës ku mund të akomodohen 2000 turistë, ndërsa ministri i Turizmit Blendi Klosi theksoi se është koha për ti vënë fre ndërtimeve pa kriter.
"Qeveria shqiptare ka marrë përsipër sistemimin e energjisë elektrike që Valbona ka vuajtur prej kohësh, ka vazhduar puna për sistemimin e ujërave të zeza, sistemimi i ujësjellësit, ujit të pijshëm."
"Tani Valbona është bërë një pol i rëndësishëm, por ka shumë nevojë që të mbrohet natyra, të mbahet pastër, të bëjmë aksione pastrimi, të bëjmë sistemime ashtu siç duhet dhe t'i vëmë fre asaj kërkesë së madhe për të ndërtuar, por të ndërtojmë sipas kushteve," tha ministri.
Jo vetëm për bukuritë e natyrës, por Valbona njihet edhe për ushqimin e mirë
Produktet tradicionale dhe prodhimet artizanale të mjeshtrave nga gjithë Tropoja u prezantuan në një panair.
"Kemi fruta pylli, mjaltë."
"Janë të kërkuara si në Malësi, por edhe jashtë ne rrethe dhe Trianë."
"Valbona është një destinacion turistik i mirënjohur në Shqipëri, nuk është tërheqëse vetëm ëpr vendasit por është për gjithë shqiptarët."
Me politikën e kufijtë të hapura dhe pa kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit, pritshmëritë janë pozitive edhe turizmin malor, ku Valbona mbetet destinacion kryesore.
