Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përplaset me motorin
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 12 Qershor 2021, 15:51
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë - Bilisht, në kryqëzimin e fshatit Belorta.
Nga informacionet paraprake një mjet është përplasur me një motor.
E dëmtuar ka mbetur një grua, e cila ishte në motorin që drejtohej nga bashkëshorti i saj.
Mësohet se edhe shoferi ka marrë dëmtime të lehta dhe të dy janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti që ka përplasur çiftin është me targa greke.
E dëmtuara u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Korçës.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
