Stuhi në verë, breshër e rrebeshe shiu në Elbasan dhe Konispol

Stuhi me breshër e rrebeshe shiu përfshinë gjatë pasdites Elbasanin dhe Konispolin, ku sipas raportimeve shkaktuan edhe dëme në bujqësi e pemë frutore.

Reshje shiu dhe breshëri përfshinë disa zona të Shqipërisë së Mesme dhe Jugut të vendit pasditen e së shtunës.

Këto pamje vijnë nga Elbasani gjatë stuhisë që zgjati për rreth 30 minuta!

Uji në disa zona doli mbi rrugë pasi kanalizimet nuk e përballuan intensitetin e reshjeve.

Për pasojë për disa minuta lëvizja e këmbësorëve e mjeteve ishte e vështirë.

Rreth 40 minuta shi i rrëmbyeshëm dhe disa minuta breshër pati edhe terrritorin e bashkisë kufitare të Konispolit.

Për pasojë të breshërit në Elbasan e Konispol raportohen dëme në prodhimet e stinës në bujqësi dhe pemët frutore.

Shtrëngata dhe rrebeshet që sjellë sasi të larta reshjesh ishte parashikuar të përfshinin pjesën më madhe të vendit pasditen e së shtunës.