Vrasja në Elbasan/ Autori pendohet në Gjykatë, u kërkon ndjesë familjarëve të viktimës

Gjykata e Elbasanit vendosi sot të mbajë në qeli Leonard Bashaliun për vrasjen e bashkëfshatarit Ylber Xhahysa në lokalin e fshatit Gjocaj të Peqinit.

36 vjeçari nuk u prit nga asnjë familjar para gjykatës, ndërsa para togave të zeza shfaqi pendesë për krimin

Në dëshminë e tij Ai tha se Ylber Xhahysa në vazhdimësi e kishte fyer e kërcënuar.

“Kurrë nuk do ta kisha vrarë, por më ka dhunuar dhe fyer vazhdimisht. Kohët e fundit edhe më pati kërcënuar. Ndjehesha i kërcënuar. Ditën e ngjarjes, rastisëm në lokal dhe ai më kërcënoi pa i thënë asnjë fjalë. U ndjeva i poshtëruar para të tjerëve dhe vendosa ti jap fund kësaj historie torturuese.  Ika nga lokali dhe mora armën, u ktheva shpejt dhe e qëllova. Fillimisht u ndjeva i lehtësuar, por u pendova shpejt por nuk korrigjohej me ajo që bëra. Ishte e tmerrshme. U kërkoj ndjesë familjarëve të tij.”

Mbi bazë të kësaj dëshmie, avokati mbrojtës kërkoi për një të masë të lehtë sigurie, por gjyqtarja Pajtime Fetahu pranoi kërkesën e prokurorit Petref Asllani për ta mbajtur në arrest me burg 36 vjeçarin

Konflikti mes Leonard Bashaliut dhe Ylber Xhahysës kishte nisur rreth 5 vite më parë për gërvishtjen e një makine dhe u mbyll në mënyrë tragjike mëngjesin e 8 qershorit në lokalin e fshatit Gjonçaj të Peqinit.