"Me këtë qeveri nuk ecim përpara" La Italinë e u kthye në Dibër të ngrejë fermën, fermeri pendohet
Fermeri Ahmet Sala nga fshati Maqellarë i Dibrës, i cili katër vite më parë la Italinë për të ngritur fermën e tij në vendlindje.
Këtë punë ai e kishte bërë dhe në shtetin fqinj por këtu po përballet me një sërë problematikash.
“Lashë Italinë me sebepin të punoj në Shqipëri por me këtë qeveri nuk ecim përpara asnjëherë” thotë ai.
Investimi i tij nuk ka konsistuar vetëm në shtimin e lopëve por edhe në teknologji.
“Të gjithë si familje punojmë këtu, por shteti nuk na mbështet fare”

Veç mungesës së mbështetjes nga strukturat e bujqësisë, Sala thotë se tregun e pushtojnë prodhimet e shteve fqinje.
“Deri tani nuk na ka ndihmuar fare. Sot e merr djathin nesër nuk e merr se e bllokon Maqedonia e Greqia. Qumështi nuk shitet."
I gjendur në këto kushte, pesimist për një vazhdimësi në Dibër, fermeri shprehet se do t’i shesë të gjitha dhe të kthehet sërish në Itali.


