VIDEO/ Rrufeja vret rreth 250 krerë bagëti në Mirditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2021, 13:17
Rrufeja ka vrarë rreth 250 krerë bagëti në një stan në fshatin Zaj të njësisë administrative Selitë të Mirditës.
Ngjarja është regjistruar pasditen e 11 qershorit në stanin e quajtur "Veni Valmor". Rreth orës 17:30 në zonën ku ndodhet stani ka pasur rrebesh shiu i cili është shoqëruar me bubullima e vetëtima.
Bagëtitë e imëta, dele, dhi, keca e shqerra ishin në pronësi të shteteses Prena Buruku. Fatmirësisht ka shpëtuar çobani.
Në redaksinë e Ora News ka mbërritur një videoamatore ku duket se dhjetra bagëti janë të ngordhura.
Dëmi ekonomik i shkaktuar është i konsiderueshem, ndërsa bagëtitet e ngordhura janë ende në mal.
