Fsheh klandestinët në portobagazh për ti shpëtuar policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2021, 12:42
Policia ka ndaluar një 24 vjeçar nga Korça pasi është kapur duke transportuar me mjetin tip "Renault" dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Ndalimi i 24 vjeçarit është bërë në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Nga videoja e vënë në dispozicion nga policia duket se i riu ka futur dy emigrantët në portobagazh për ti shpëtuar kontrolleve të policisë.
Materialet në ngarkim të I.D banues në Korçë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim.
