Pa ndriçim aksi Elbasan - Peqin, ku u përplasën 3 makina, humbi jetën polici i burgjeve, 6 u plagosën

Një efektiv i policisë së burgjeve humbi jetën dhe 6 persona të tjerë mbetën të plagosur në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit në Elbasan.

Një kamionçinë dhe një veturë u përplasën pranë fshatit Lazaren, Elbasan, rreth orës  21 20 të mbrëmjes

Viktimë mbeti 51-vjeçari Ardian Xhaja, punonjës policie në burgun e Peqinit që udhëtonte si pasagjer në mjetin tip ford që është shkatërruar plotësisht.

Të plagosur mbeten 6 persona në të dy mjetet, të identifikuar si Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç dhe Maksim Ranxha 50-vjeçar.

Paraprakisht dyshohet se shkak  është bërë parakalimi i gabuar, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë se këtë pjesë të segmentit rrugor mundon edhe ndriçimi, çka mund  të ketë ndikuar në aksident.

Rruga Elbasan-Peqin, është një prej akseve më problematike në qark, ku aksidentet kanë qenë të vazhdueshme.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, 70 persona humbën jetën në aksidente në vetëm katër muajt e parë të vitit

Shpejtësia dhe shkelja e rregullave të qarkullimit janë ndër shkaqet kryesore që përgjakin rrugët