Klement Zguri në Korçë vëzhgon KZAZ-të

Anëtari i KQZ-së, Klement Zguri ka qënë ditën e sotme në qytetin e Korçës ku ka bërë një vëzhgim nëpër KZAZ .Në takimin e patur me komisionerët është diskutuar për problemet me të cilat ata hasen aktualisht, qofshin këto teknike apo administrative. Zguri e ka vënë theksin tek problemi i zëvendësimit të komisionerëve nga ana e partive politike, duke ngritur shqetësimin se partitë politike abuzojnë me të drejtën që u jep atyre ligji për ti zëvendësuar këta komisionerë.Zguri ka shtuar më tej se është kërkuar edhe ndihma e ndërkombëtarëve në lidhje me këtë proçes, të cilët janë duke vëzhguar në mënyrë të vazhdueshme. Ndërsa në këtë takim është kërkuar që komisionerët të cilët paraqiten nga partitë politike, të jenë të mirëtrajnuar dhe me eksperiencë në mënyrë që të mos lihet vend për abuzime, ndërsa është kërkuar që të sigurohen dhe të caktohen edhe vendet se ku do të bëhet numërimi i votave të partive politike nga ana e komisionerëve .