Post-Sandy, Prokurori i Nju Jorku hetim ndaj rritjes së çmimeve

Prokurori i Përgjithshëm i shtetit të Nju Jorkut, Eric Schneiderman tha sot se do të nisë një hetim lidhur me rritjen e çmimeve pas goditjes së stuhisë “Sandy”, pasi ka pranuar me qindra ankesa nga konsumatorët e këtij shteti.Schneiderman tha se zyra e tij ka pranuar ankesa nga konsumatorët e zonave më të goditura nga stuhia: qyteti i Nju Jorkut, Hudson Valley dhe Long Island.Shumica e ankesave lidhen me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, por ka ankesa edhe sa i përket fryrjes së çmimeve edhe në furnizimet emergjente, si gjeneratorët, shërbimet e hotelerisë, për shkak të kërkesave të larta, si dhe çmimet ushqimore dhe të ujit, thuhet në deklaratën e prokurorit, njofton agjencia e lajmeve Reuters.