G20 kërkon më shumë hapësirë në ndërmarrjen e masave shtrënguese
Ekonomite udheheqese boterore kane ne plan per ti dhene vetes me shume kohe per te permbushur objektivat e tyre per shkurtimin e deficitit buxhetor, sesa te rrezikojne nje perkeqesim ne ngadalesimin e ketij procesi ne shume vende, ku ne krye qendron SHBA - kane bere te ditur zyrtaret e financave te G20.Politikeberesit nga grupi I 20 vendeve u takuan ne Meksike ku dhe ishin te vendosur qe te lejojne qe ekonomite e zhvilluara te kene me shume fleksibilitet ne nje objektiv te rene dakord ne vitin 2010 ne pergjysmimin e mungesave te tyre buxhetore deri ne fund te vitit te ardhshem.Por ky objektiv duket shume larg realizimit per mjaft ekonomi, duke perfshire edhe ate te SHBA-se, pasi rritja ka ngadalesuar ndjeshem. Nese Kongresi nuk vjen me nje marrveshje te shpejte pas zgjedhjeve presidenciale te se martes dhe zgjedhjeve te rradhes te kongresit, ekonomia e SHBA mund te shkoje perseri ne recension.Ne nje draft projekt qe iu lexua politikeberesve te G20 thuhej se ekzistonin rreziqe te ngritura me te cilat do ballafaqohet ekonomia globale, duke perfshire krizen e Eurozones dhe problemet potenciale qe mund te lindin nga Japonia."Rritja globale qendron modeste dhe rresiku vazhdon te jete i larte, per shkak edhe te vonesave ne implementimin e politikave te te fundit te diktuara ne Europe, nje mundesi e mprehte e shterngimit fiskal ne SHBA dhe Japoni, rritje e dobet ne disa prej tregjeve ne zhvillim dhe goditjeve te pesuara ndaj ofertes ne disa tregje te mallrave" - thuhej ne brendesi te ketij drafti.G20 do te synoje per te perfunduar nje seri te re te objektivave, kur grupi i krijuesve te politikave te mblidhen perseri ne Moske gjate janarit 2013.