Evropa dhe Azia nisin samitin dyditor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2012, 09:06
Udhëheqësit e Evropës dhe të Azisë mblidhen sot në Laos për bisedime dyditore. Në krye të axhendës së takimit të nëntë, Azi-Evropë do të jetë tregtia midis dy rajoneve gjatë klimës së vështirë ekonomike. Krerët e shteteve evropiane dhe dhe ata aziatike, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së takimit, që do të zhvillohet sot pasdite. Bisedimet do të përfshijnë edhe situatën globale ekonomike, përkatësisht krizën e borxheve në Evropë dhe ngadalësimin e ekonomisë në Kinë dhe Indi. Takimi Azi-Evropë ka 52 partnerë nga të dy kontinentet dhe është themeluar në vitin 1996.