SHBA: Dita e fundit e garës presidenciale

Fushatës së gjatë dhe shpeshherë të ashpër presidenciale, e cila finalizohet me zgjedhjen e personit që do t’i drejtojë në Shteteve të Bashkuara në katër vitet e ardhshme, po i vjen fundi. Sot, në ditën e fundit të fushatës, të dy kandidatët janë duke vizituar disa shtete, në një përpjekje të fundit për të ndryshuar prirjen e garës, për të cilën shumica e sondazheve tregojnë se është pothuajse në barazim.Presidenti Obama kthehet sot pësëri në shtetet e rëndësishme për garën, Wisconsinit, Iowas dhe Ohios, për të marrë pjesë në disa aktivitete politike, para kthimit të qytetin e tij, Chicago, ku do të qëndrojë sonte natën para zgjedhjeve. Ndërsa rivali republikan i Presidentit Obama Mitt Romney, sot do të jetë në Florida, para se rikthehet në Virginia, Ohio dhe New Hampshire. Të katër këto shtete janë tepër të rëndësishme për 270 votat elektorale, të nevojshme për të siguruar fitoren e Shtëpisë së Bardhë.Mbrëmjen e zgjedhjeve zoti Romney do ta kalojë në Boston të Massachusetsit, që është shteti i tij. Krahas me garën për postin e Presidentit, nesër zhvillohet edhe gara për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 33 nga 100 vendet e Senatit. Në përgjithësi, analistët thonë se republikanët do të vazhdojnë të mbajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Partia Demokrate mund të ruajë një shumicë të vogël në Senat.