Koreja e Jugut mbyll dy reaktorë bërthamorë

Korea e Jugut ka mbyllur dy reaktorë bërthamorë pasi u zbulua se shumë pjesë të tyre nuk kishin licensën e duhur. Hong Suk-woo, ministri i Ekonomisë së Koresë së Jugut, theksoi se bëhet fjalë për pjesë që nuk përbëjnë aspak rrezik për sigurinë."Kjo mbyllje do të thotë se në muajt në vazhdim mund të ketë probleme me energjinë", shtoi Hong sipas BBC.Më shumë se 5 mijë pjesët në fjalë mund të përdoren në industri të tjera, por kishin nevojë për licencën përkatëse për tu përdorur në impiantet bërthamore.Këto pjesë përdoreshin në impiantin bërthamor të Yeonggwang, aty ku u mbyllën dy reaktorët bërthamorë.Korea e Jugut ka 23 reaktorë bërthamorë që sigurojnë 35% të energjisë elektrike të vendit.