Uragani "Sandy", New York-u ende pa energji
Shteti i Nju Jorkut në SHBA vazhdon të jetë pa energji elektrike pas uraganit “Sandy”, ndërsa pakënaqësia për vonesa në rikthimin e jetës në normalitet sa vjen edhe rritet.Presidenti Barack Obama ishte shprehur më herët se rikthimi i shpejtë i energjisë është kritike për fushatën e tij presidenciale.Ndërkohë, kryebashkiaku Micheal Bloomberg kritikoi stacionin energjitik të Long Island, duke thënë se nuk ishte vepruar mjaftueshëm për të rikthyer energjinë.Zyrtarët në shtetet e goditura nga uragani janë duke vlerësuar gjithashtu situatën, për mundësinë e hapjes së qendrave zgjedhore në votimet e ditës së martë.Përsa i përket vlerësimit total të dëmit të “Sandy”-t, ndërsa rimëkëmbja pritet të kushtojë mbi 50 miliardë dollarë, bilanci total i viktimave është përcaktuar në 109 persona, me 40 prej të cilëve në shtetin e Nju Jorkut dhe 22 në Nju Xhersi.