Krizë për strehimin e banorëve në Nju Jork
Uragani “Sandy” kaloi por SHBA-të po vuajnë ende nga pasojat e tij. Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andreë Cuomo, ka thënë se mijëra njerëz që nuk kanë energji elektrike dhe duhet të strehohen përkohësisht në vendbanime të tjera, për shkak të temperaturave të ulëta.Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, ka thënë se rreth 40,000 persona nga ky qytet do të duhet të strehohen përkohësisht. Bloomberg ka thënë se i ftohti është sfida më e madhe si pasojë e stuhisë.Super stuhia, e cila goditi thuajse një javë më parë SHBA-të ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 111 personave dhe 50 miliardë dollarë dëme. Më shumë se dy milionë njerëz janë ende pa drita.Për miliona njerëz, furnizimi me karburant do të dojë ditë që të kthehet në normalitet, ndërsa ka zona në Shtetet e Bashkuara ku ndihmat nuk kanë mbërritur ende."Njerëzit po humbasin durimin" tha një banor në Nju Xhersi. Miliona amerikanë prej kohësh po rrinë në radhë të gjatë thjesht për të marrë disa litra karburant. Ndërkohë ndihmat federale të përmendura nga presidenti Obama ende nuk po bëjnë efektin e duhur dhe normaliteti në shumë zona duket ende larg.