SHBA,fushatë intensive para votimeve
Më pak se 48 orë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Presidenti demokrat, Barak Obama, dhe rivali i tij republikan, ish guvernatori i Masaçusets, Mit Romni, po bëjnë intensivisht fushatë për të tërhequr sa më shumë votues. Sondazhet e opinionit tregojnë për barazim mes dy kandidatëve, por të dy kanë deklaruar se kanë besim se do të fitojnë të martën.Me zërin e tij të ngjirur nga fushata e pandërprerë disa ditore, Presidenti Obama u ka kërkuar votuesve në Nju Hempshër ta mbështesin në ditën e zgjedhjeve.“Ne kemi shkuar shumë larg për t’u kthyer mbrapsht. Ne kemi shkuar shumë larg dhe nuk mund të lejojmë të përfundojmë zemërthyer. Është koha për të vazhduar të ecim përpara” tha Oboma.Ai ka theksuar se pas katër vjetësh si president, ai ende përfaqëson ndryshim të vërtetë në Uashington.“Ju e dini se unë e kam qartë se si duket ndryshimi i vërterë, sepse unë kam luftuar për të përkrah jush. Unë kam gjurmët e tij. Më kanë dalë thinjat për ta realizuar atë” shtoi ai.Edhe rivali i tij Romni ka kërkuar votën e amerikanëve në Ajovë. “Kam nevojë për Ajovën që të fitojmë Shtëpinë e Bardhë dhe të rimarim Amerikën. Presidenti Obama tha se papunësia do tëishte tani rreth 5.4 përqind. Ne mësuam të premten se ajo është 7.9 përqind. Çështja në këto zgjedhje shtrohet nëse doni edhe katër vjet të tjerë si katër vitet e fundit, pos doni me të vërtetë ndryshime?” tha ai.Në fund të një fushate të gjatë dhe të ashpër, kandidatët janë duke u zotuar të kapërcejnë ndarjet partiake dhe të zgjidhin problemet e vendit.“Për sa kohë që unë të jem president do të punoj me secilin nga çdo parti për ta çuar vendin përpara” tha Obama.“Kur unë të zgjidhem president, unë do të punoj si me republikanët ashtu edhe me demokratët në Kongres” ka theksuar Romni.Të dy kandidatët kanë sjellë disa zëra të mirënjohur në fushatat e tyre. Ish presidenti Bill Klinton po ndihmon fushatën në emër të zotit Obama.Këshilltari i fushatës së Presidentit Obama, Dejvid Pllaf, shprehu një mesazh të ngjashëm.“Kam besim se pas dy ditësh presidenti do të rizgjidhet. Ne kemi mbështetjen për t’i fituar këto zgjedhje. Ne duhet të sigurohemi që kjo të pasqyrohet në vota dhe kjo është sfida jonë gjatë dy ditëve të ardhëshme” tha ai.Votimet e të martës vijnë një javë pas uraganit Sendi që goditi rëndë brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara. Nuk dihet se çfarë ndikimi do të ketë stuhia në këto votime. Me pjesëmarrjen sa më të madhe në votime që shikohet me shumë rëndësi për rezultatin, të dy kandidatët, Barak Obama dhe Mit Romni, do të vazhdojnë një fushatë të ethshme deri në prag të votimeve.