Kriza në Spanjë, Katalonia drejt ndarjes

Kriza e borxhit në Eurozonë duket se po shkakton edhe trazira politike në vendet e prekura. Në Spanjë vendin me papunësi më të madhe, banorët  e zonës së Katalonias besojnë tek pavarësia. Mediat ndërkombëtare raportojnë se zgjedhjet lokale të 25 nëntorit pritet të përforcojnë pozicionin pro-pavarësi të partisë në pushtet dhe mund të çojnë në një referendum për këtë çështje.Sondazhet tregojne se  banorët e saj janë gjithnjë e më të pakënaqur që taksat që ata të paguajnë të shërbejnë për të mbështetur pjesë më të varfra të Spanjës."Unë e mbështes pavarësinë sepse mendoj se Katalonia do të kishte më shumë para nëse nuk do t'i duhej të dërgonte aq shumë në Spanjë" tha një banor.Ndërkohë janë rritur  shqetësimet  se shkëputja nga Spanja do të shkaktonte një konflikt të gjatë  dhe Spanja do të bllokonte dëshirën e Katalonias për të hyrë në Bashkimin Evropian.Kjo lëvizje vjen në një kohë kur rajone të tjera të Evropës po kërkojnë gjithashtu pavarësinë.Sipas analistëve  pasiguria mes njerëzve për të ardhmen  pritet të shkaktojë  një lëvizje të tillë që do ti sillte shumë probleme vendit dhe BE.