Cameron mbërrin në Dubai, synon realizimin e marrëveshjes tregtare

David Kameron ka mberritur ne Dubai ne fillim te nje udhetimi kyc qe synon bindjen e fuqive vendase, te shqetesuara nga qendrimi i Britanise se Madhe ne raport me pranveren Arabe, qe te ndermarrin blerjen e me shume se 100 avioneve luftarake te klasit te quajtur Tajfunet Euroluftarak. Nje ujdi kjo qe nese realizohet do te sillte perfitime ne vleren e 6 bilion paundeve per Britanine.Kameron, i cili eshte shprehur i irrituar nga pretendimet se ai po perdor udhetimet jashte vendit te tij per te shitur pajisje ushtarake mbrojtese vendeve me te dhena te diskutueshme mbi te drejtat e njeriut, ka bere marrveshje per te minimizuar mbulimin mediatik te ketij udhetimi.Ne fjalen e tij ne Dubai, ai kembenguli se nuk do i qendrojë larg ngritjeve te shqetesimeve. "Ne kete marrdhenie qe une po mundohem te ndertoj, te drejtat e njeriut nuk kane ndonje fokus te vecante. Ne do mund ti diskutojme te gjitha keto gjera por kryesorja eshte te tregojme respekt dhe miqesi ndaj nje aleati te vjeter, e ne te njeten kohe nje partneri" - tha Kameron."Kjo vizite nuk behet vetem ne lidhje me tregetine dhe investimet. Ne jemi gjithashtu partnere ne mbrojtien dhe sigurine, kemi punuar sebashku ne Libi e Afganistan, dhe do te flasim per te gjitha ceshtjet kyce rajonale dhe globale" - shtoi Kryeministri anglez.Emiratet e Bashkuara duket se kane shprehur interes ne porositjen e 60 avioneve. Shteti i Omanit ka kerkuar 12, Arabia Saudite po shqyrton vedosjen e nje kerkese te dyte mbi 72 avioneve te blere tashme prej tyre.