Zgjedhjet në SHBA dhe evropianët
Evropa po i ndjekin ditët e fundit të fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara me interes, të shqetësuar se si mund të ndikojë rezultati tek çështjet globale.Evropianët nuk votojnë në zgjedhjet amerikane, por si të gjithë njerëzit në botë, rezultati i tyre ka ndikim për ta. Që nga çështjet ekonomike, deri tek Irani dhe lufta në Afganistan, e ardhmja e Evropës është shumë e lidhur me atë të Shteteve të Bashkuara.Dhe dy kandidatët presidenciale duket se kanë dy pikëpamje shumë të ndryshme për kontinentin. Kandidati republican Mitt Romney është shprehur se modeli evropian nyuk funksionon, e ndërsa presidenti obama ka shprehur besimin se evropa do dalë nga kriza.Sipas analistëve politike qëndrimi i Romney për një Amerikë të fortë dhe duke harruar aleatët nuk është lënë pa u ndjekur edhe nga evropianet.Kjo është një nga arsyet që sipas sondazheve evropianët preferojnë presidentin Obama në masën 75 për qind në krahasim me kandidatin republican Mitt Romney.Por edhe gjatë debateve presidenciale politikat e jashtme të dy kandidatëve për qëndrimin e Evropës kanë qënë të ndryshme. Por pavarësisht preferencave evropianët nuk kanë gjë në dorë për atë që do të bëhet zoti i ri i Shtëpisë së Bardhë të mërkurën.