Egjipt, koptët zgjedhin peshkopin Tawadros

Kisha koptike e Egjiptit zgjodhi peshkopin Tawadros si udhëheqësin e ri të saj në një ceremoni të veçantë, ku një djalë me sy të lidhur eci drejt altarit me një kupë kristali që mban emrat e tre klerikëve të lashtë.  Patriarku Papa Shenouda III vdiq në moshën 88-vjeçare para një viti. Ai drejtoi koptët për një periudhë prej 40 vjetësh.Papa Pachoimos zgjodhi në tre emrat, e përzgjedhur tashmë në një votim të kufizuar në kishë javën e kaluar, që ishin vendosur në topa plastikë brenda një kupe para fillimit të meshës.Fakti që kupën me tre emrat e solli një djalë me sy të lidhur sipas koptëve është reflektim i vullnetit të perëndisë në zgjedhje.Koptët janë një degëzim i hershëm i feve të krishtera, besim i përhapur kryesisht në Egjipt, disa vende të tjera afrikane, SHBA dhe Australi. Zgjedhja e Papës vjen në një moment kyç, pasi intensifikimit të sulmeve të muslimanëve ndaj të krishterëve pas rrëzimit të regjimit të Mubarakut në shkurt 2011 dhe retorikës, disa herë fyese të partisë në pushtet, Vëllazërisë Muslimane.Përpara vdekjes së tij, Papa Shenouda, një figurë që gëzonte një respekt të madh midis të gjithë egjiptianëve, i bëri një thirrje zyrtare autoriteteve për mbrojtjen e të krishterëve dhe lirisë së besimit në vend. Në një prej incidentëve më të rënda, në tetor 2011, 25 persona humbën jetën në përleshjet me policinë, e shkaktuara pas djegies së një kishe.