Egjipti ndalon shown e predikuesit radikal
Një gjykatë në Kajro ka ndaluar për 25 ditë një program të një predikues radikal të islamit, në të cilin ai bëri thirrje për ekzekutimin e autorëve të filmit anti-islamik, që shkaktoi trazira në të gjithë botën myslimane.Gjykata administrative ndaloi programin e Khaled Abdullahut, Egjipi i Ri, i cili transmetohej përmes kanalit privat fetar Al-Nass.Një avokat ka dorëzuar padinë kundër Abdullahut në emër të një ish zyrtari policor, i cili pretendon se predikuesi e ka fyer atë gjatë transmetimit, më 10 shtator.Abdullah ishte i pari që shfaqi promon e filmit, “Pafajësia e Myslimanëve”.Thirrja e tij se autorët e filmit duhet të ekzkeutohen, çoi në protestat e dhunshme ndaj ambasadave amerikane në shumë shtete.Programi i tij ka nisur në vitin e kaluar, pas kryengritjes së Pranverës Arabe, e cila gjithashtu iu dha një zë konservativëve dhe salafistëve radikalë, të cilët qenë ndaluar nga angazhimi politik dhe social gjatë kohës sa në pushtet ishte Hosni Mubarak.