Burimi: Erdogani manipulon një parti bullgare për t'i bërë ndere Ramës që të influencojë te qeveria

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari Genc Burimi u shpreh se Erdogani sot manipulon një parti pro turke në Bullgari, MLD-në.

Sipas tij, përmes kësaj partie që ka 30 vende në Kuvendin bullgar, Erdogan i kërkron kësaj partie që t'i bëjë ndere Ramës që të influencojë te qeveria e re që të mos pengohet dosja e Maqedonisë së Veriut për negociata.

Burimi: Erdogani sot manipulon një parti pro turke në Bullgari, MLD-në. Kur ishte në Ankara Edi Rama ndodhej aty edhe kryetari i kësaj partie. Kjo parti turke është e katërta në Bullgari dhe 30 vende në Kuvend. Nuk është parti e vogël.

Me siguri që Erdogan i kërkon kësaj partie që ti bëjë ndere Ramës që të influencojë te qeveria e re që të mos pengohet dosja e Maqedonisë së Veriut për negociata. Këtu tregohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet, me lidhjen me Maqedoninë e Veriut, se përndryshe, pa asnjë lloj hezitimi do të hapeshin negociata pa u lidhur me Maqedoninë.