Wall Street Journal: Raporti amerikan, koronavirusi mund të ketë dalë nga laboratori
Raport mbi origjinën e Covid-19 i kryer nga një laborator shtetëror amerikan arriti në përfundimin se hipoteza që virusi mund të ketë dalë nga një laborator në Wuhan, Kinë është e arsyeshme dhe ia vlen të hetohet më tej, raportoi gazeta amerikane Wall Street, duke cituar individë të cilët janë në dijeni për dokumentin konfidencial.
Sipas Reuters, raporti u përgatit në maj të vitit 2020 nga Laboratori Kombëtar Laërence Livermore në Kaliforni.
Vlerësimi i shkencëtarëve të Laërence Livermore u bazua në analizën gjenetike të koronavirusit të ri, sipas gazetës.
Sidoqoftë, laboratori amerikan refuzoi të komentojë mbi artikullin e gazetës ameikane, WSJ.
Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi në maj se u kishte kërkuar këshilltarëve të tij të gjenin përgjigje në pyetjen e origjinës së SARS-CoV-2.
Skenarët në shqyrtim
Inteligjenca amerikane po shqyrton dy skenarë të mundshëm. E para është se virusi u krijua nga një aksident në një laborator dhe e dyta është se ai erdhi nga kontakti i një personi me një kafshë të infektuar. Sidoqoftë, ata nuk kanë arritur ndonjë përfundim, kishte thënë Biden.
Një raport sekret i inteligjencës amerikane, i lëshuar ndërsa Trump ishte ende president, tha se tre studiues në Institutin e Virologjisë Wuhan u sëmurën në nëntor 2019-ës.
Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Kinën se nuk është transparente në lidhje me origjinën e koronavirusit të ri, një akuzë që Pekini e mohon.


