Policia gjen trupin e pajetë të foshnjes së zhdukur prej 9 muajsh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2021, 14:43

Policia norvegjeze ka gjetur në bregdet trupin e pajetë të foshnjes 15 muajshe, që humbi jetën në një lumë të Anglisë 9 muaj më parë, raporton BBC.
Fëmija, i quajtur Artin, vdiq së bashku me katër anëtarë të familjes kur gomonia me të cilën po udhëtonin u fundos në tetor, të vitit të kaluar.

Familja kurdo-iraniane po përpiqej të arrinte në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca.
Të afërmit e familjes kanë folur për pikëllimin dhe hutimin e tyre ndërsa prisnin të dëgjonin se çfarë kishte ndodhur me Artin.
Eshtrat e fëmijës do të kthehen përsëri në Iran për t'u varrosur.

