Verë e nxehtë politike në Itali, rikthehet në skenë ish-kryeministrin Giuseppe Conte
Italia po përgatitet për një verë të nxehtë politike me supriza që rikthejnë në skenën qeverisëse ish kryeministrin Giuseppe Conte.
Lëvizja 5 Yje, një nga aleatët aktualë qeverisës në ekzekutivin e kryeministrit Mario Draghi, së shpejti do të ketë një lidership të ri.
Brenda pak ditësh, Giuseppe Conte pritet të marrë drejtimin e kësaj force politike me ambicien për t'u rizgjedhur kryeministër i Italisë.
Pas rreth tre muaj nga dorëheqja e tij si kryeministër, Giuseppe Conte, shfaqet në një intervistë eksluzive për të përditshmen italiane Corriere della Sera, me objektivat më të afërt të tij në politikë.
Prej shkurtit të 2021, pas krizës së provokuar nga aleati qeverisës, Matteo Renzi i Partisë "Italia Viva", Giuseppe Conte u largua nga skena politike, duke u shfaqur vetëm pak javë më parë si kandidati i vetëm i mundshëm për të drejtuar forcën politike Lëvizja 5 Yje, funksion që pritet ta zyrtarizoj së shpejti.
Giuseppe Conte, shprehet se Lëvizja 5 Yje që ai do të drejtoj, do të ketë një frymë më internacionale, do të jetë në kontakt të përhershëm me shoqërinë civile, me territorin e do të zgjeroj rrezen e aksionit duke i mëshuar kauzave të para të saj, si lufta kundër mafias e korrupsionit.
Nën drejtimin e Contes, Lëvizja 5 Yje po përgatitet te ketë një status të ri politik me një program mjaft ambicioz ku themelues i saj, komediani Beppe Grillo, do të mbetet figura e garancisë së, edhe pse jashtë çdo funksioni e roli partiak.
"Nuk do të jem një njeri i vetëm në drejtimin e Partisë, por do të kem rreth vetes, figura të reja me role të reja", thotë Conte.
Sapo të zyrtarizohet zgjedhja e tij si lideri i 5 Yjeve, përmes votës së militantëve në një plataformë telematike, Giuseppe Conte synon ta shëndërroj këtë forcë politike në një zë të fuqishëm brenda qeverisë së Mario Draghit.
Giuseppe Conte së shpejti do të takohet me kryeministrin Mario Draghi, nën veshjen e re politike si lider i aleatit qeverisës.
"Do të punojmë bashkarisht për të mirën e vendit", shprehet, dhe pse është i pakënaqur nga qeverisja aktuale duke e akuzuar se ndjek një politikë ta paorientuar.
Në qershor të vitit 2022 Italia do të mbaj zgjedhjet e ardhshme politike e mediet italiane përcjellim informacione se brenda verës së 2021, lideri i ri i Lëvizjes 5 Yje, pra Giuseppe Conte, do të prish aleancën qeverisëse, duke u shndërruar në një forcë opozitare.
Ky vendim nuk do të shkaktoj rrëzimin e qeverisë Draghi pasi numrat e senatorëve dhe deputetëve që e mbështesin në Parlament janë në favor të tij, por do të jetë kohë që do t'i shërbej për të pasur sa më shumë konsensus tek italianët e për të rikuperuar vota e bindur votuesit konfuzë.
Burimet mediatike italiane informojnë se dalja e 5 Yjeve në një forcë opozitare, është një përpjekje e Giuseppe Contes për të qenë kryeministër i ardhshëm i Italisë, e që ndryshe nga dy herët e tjera do ta marr me votën e italianëve në zgjedhjet e qershorit të 2022.
Policia gjen trupin e pajetë të foshnjes së zhdukur prej 9 muajsh
7 Qershor, 14:43


