Kishte parkuar mjetin në tokën e tij, fermeri i shkatërron makinën me fadromë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2021, 14:01
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Britani, ku fermeri shkatërroi makinën e një personi me fadromë.
Sipas Daily Mail, një person kishte parkuar makinën në tokën e fermerit.
Mesa duket fermerit nuk i pëlqeu aspak ky gjest nga shoferi i makinës dhe vendosi ta zhvendosë atë me fadromën e tij, duke e dëmtuar dhe shkatërruar.

Edhe pse shoferi iu lut fermerit të ndalonte, ai ishte i pabindur dhe e zhvendosi automjetin nga toka e tij me fadromë.