Punonjësit e Apple, kundër planit për kthim në zyra
Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple, raportohet se kanë nisur një fushatë kundër planeve të shefit Tim Cook për kthimin në zyra.
Anëtarët e stafit thonë se duan një qasje fleksibël ku ata që duan të punojnë në distancë mund ta bëjnë këtë, sipas një letre të brendshme të marrë nga The Verge .
"Ne do të dëshironim të shfrytëzonim rastin për të komunikuar një shqetësim në rritje midis kolegëve tanë", thotë letra.
“Gjatë vitit të kaluar, ne shpesh ndiheshim jo vetëm të padëgjuar, por ndonjëherë edhe të injoruar”, thotë letra, e cila e akuzon menaxhmentin për një “shkëputje” me punonjësit, sa i përket temës së punës në distancë.
Masa vjen vetëm dy ditë pasi Tim Cook u dërgoi një shënim punonjësve të Apple duke thënë se do të duhej të ktheheshin në zyrë të hënën, të martën dhe të enjten duke filluar në vjeshtë. 4
Shumica e punonjësve mund të punojnë në distancë dy herë në javë.
Për disa punonjës të Apple, politika aktuale he tregon një ndarje të qartë midis mënyrës se si ekzekutivët dhe punonjësit e Apple shohin punën në distancë.
Shumë kompani e kanë bartur punën në shtëpi pranverën e vitit të kaluar, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit.
Me rënien e infektimeve në disa pjesë të botës ka nisur të rritet edhe numri i punonjësve që kthehen në zyra.
Gjiganti i kërkimeve në internet Google tashmë i ka kërkuar stafit që të kthehet në zyra tre ditë në javë, nisur po ashtu nga shtatori.
Por, gjigantët e tjerë të teknologjisë kanë marrë një qasje më të relaksuar.
Facebook ka thënë më herët se beson se puna në distancë është “e ardhmja” dhe se stafi mund të vazhdojë të punojë nga shtëpia.
Ndërkaq, Twitter, në maj të vitit 2020, u ka thënë punonjësve të tij se mund të punojnë nga shtëpia “përgjithmonë”.