Tronditëse! Vrasin djalin vetëm se ishte beqar, të moshuarit: Kemi vrarë dhe dhëndrrin e vajzën

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Iran, ku një çift të moshuarish kanë vrarë djalin e tyre vetëm se ky i fundit ishte beqar.

Sipas mediave të huaja, këtë deklaratë e kanë bërë vetë ata, pas shumë vitesh teksa kanë thënë se kanë vrarë dhe vajzën bashkë me dhëndrin.

Akbar dhe Iran Khorramdin, 81 dhe 74-vjeç, janë arrestuar në Teheran, pasi akuzohen si autorët kryesorë për vrasjen e djalit, trupi i të cilit, u gjet i coptuar në një kosh plehrash, pranë banesës së tyre.

“Nuk jam penduar fare për vrasjet. Ata që vrava ishin imoralë (I referohet vajzës dhe dhëndrit)”, tha babai në sallën e gjyqit.

“Vrasjet i kemi planifikuar bashkë. Burri im hodhi idenë, ndërsa unë pranova. Nuk jam fare e trishtuar sepse kam vuajtur shumë nga ata”, shtoi nëna.

Sipas mediave iraniane, të moshuarit e vranë dhëndrin 10 vite më parë pasi ishte i dhunshëm, ndërsa vajzën e vranë 3 vite më parë, pasi kishte nisur drogën dhe sillte të dashurit në shtëpi.