Dy burra postuan në internet videon, teksa tentonin të abuzonin me një 25 vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2021, 12:59
Një grup pakistanezësh sulmuan një vajzë 25-vjeçare në plazh dhe u përpoqën ta përdhunonin, madje ata filmuan të gjithë skenën e dhunshme duke e transmetuar atë drejtpërdrejt në rrjetet sociale.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Athinë, Greqi.
Vajza me rroba të grisura ngriti zërin dhe arriti në momentin e fundit të shpëtonte nga duart e autorëve, raportojnë mediet greke.
Vajza menjëherë denoncoi ngjarjen në polici. Një orë e gjysmë më vonë, dy burrat pakistanezë, të moshës 36 dhe 20 vjeçare, të cilët jetonin në Greqi në mënyrë të paligjshme, u gjetën dhe u arrestuan nga policia.
Nëna harron 3-vjeçaren brenda në makinë, vogëlushja vdes nga vapa
7 Qershor, 11:33


