E rëndë! Konsumoi shumë pije energjike, humb jetën 13 vjeçari në Kroaci
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2021, 15:03
Një 13-vjeçar në Kroaci ka humbur jetën për shkak se të konsumimit të tepërt të pijeve energjike.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se i mituri fillimisht u rrëzua, teksa po vraponte rreth një ndërtese në lagjen e tij, në kryeqytetin kroat.
Më pas ai arriti në spital, por që nuk arriti të shpëtonte, sakaq doktorët janë shprehur se kishte një miokardiopati të panjohur dhe dëmtim të muskujve të zemrës.
Krimet brenda familjes, 11 viktima nga janari i vitit 2021
7 Qershor, 14:52
Dëshmitarët kanë thënë se 13 vjeçari, para se të rrëzohej, kishte pirë shumë pije enegjike, gjatë një ndeje me shokë.
“Dozat e tepërta të këtyre substancave (pijeve energjike) mund të nxisin reagime të padëshiruara, respektivisht, mund të jenë toksike për organizmin e ri”, ka thënë Filip Rubiç, pediatër.

