Shpërthim në një fabrikë kimike në Indi, shënohen 18 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2021, 08:22
Të paktën 18 persona kanë vdekur në një zjarr që shpërtheu në një fabrikë kimike në periferi të qytetit perëndimor indian Pune, raporton BBC.
Rreth 37 punëtorë ishin bllokuar brenda ndërtesës në momentin kur zjarri shpërtheu.
Makinata zjarrëfikëse nxituan në vend ndërsa tymi dilte nga kompleksi. Zarrfikësve u duhej të shkatërronin muret në të dy anët, në mënyrë që të hynin brenda ndërtesës, për të shpëtuar jetën e punëtorëve.
Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.
Kryeministri Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e punëtorëve dhe shpalli 200,000 rupi (2,800 dollarë dhe 1,900 £) si kompensim për familjet e tyre . Ai gjithashtu premtoi 690 dollarë si kompensim për të plagosurit.
Zbulohet 'Australotitani' një nga dinozaurët më të mëdhenj në botë
8 Qershor, 07:32

