“Shoqe për 5 minuta”/ Kim ndjek live performancën e Ermira Babaliu, tregon historinë se si e njohu

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, gjatë vizitës së saj në qytetin e Pogradecit, ështe takuar me këngëtaren, Ermira Babaliu, ku dhe ka ndjekur një performancë live të saj.

Ndërkohë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kim ka treguar dhe historinë e veçantë të njohjes me këngëtaren shqiptare.

Teksa ka postuar fotot krahas saj, Kim shprehet se me Babaliun është njohur në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, teksa ndërronin avionët.

“Si filloi … si po shkon! Unë dhe Ermira Babaliu u takuam duke ndërruar avionët në aeroportin e Frankfurtit në shkurt të vitit të kaluar. Ne kaluam aq mirë në ato 5 minuta sa premtuam të takoheshim në Pogradec muajin tjetër. Bllokimi i Covid ndaloi takimin tonë, por pas më shumë se një viti, së fundmi jemi së bashku në Pogradec duke mbajtur premtimin. Pas disa orësh, Mira do të këndojë “Kali i Bardhë” dhe hite të tjera, dhe unë do të jem atje për të duartrokitur. Por së pari, Mira më dha një vështrim vjedhurazi buzë liqenit …” shkruan ambasadorja Yuri Kim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)