Pengohet teksa transportonte pllakën e gurit për te varrezat, vdes 67-vjeçari në Vaun e Dejës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2021, 18:06
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shkjezë, Bushat, Vau i Dejës.
Një 67-vjeçar duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike, dyshohet se është penguar dhe pllaka i ka rënë në kokë duke i marrë edhe jetën.
"Informacion paraprak: Më datë 07.06.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N.Th, 67 vjeç, duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, Bushat, Vau i Dejës, dyshohet se aksidentalisht është penguar duke i rënë pllaka e mermerit në kokë dhe për pasojë shtetasi N.Th ka humbur jetën." - njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.
