Homoseksuali pa këmbë, por me miliona ndjekës në Tik Tok: Shkoj në tualet ashtu si gjithë të tjerët (video)
Avokati homoseksual, me aftësi të kufizuara,Specer West është bërë viral në aplikacionin TikTok, nëpërmjet videove që shëparndan me publikun. Ai ka grumbulluar gjithsej 57 milionë pëlqime, duke ndarë jetën e tij si avokat homoseksual me aftësi të kufizuara.
"Emri im është Spencer West, dhe jam folës motivues dhe krijues i përmbajtjeve frymëzuese. Unë kam lindur me këmbë, por kam lindur me një sëmundje gjenetike që bëri që muskujt në këmbët e mia të mos punojnë. Kështu që në moshën dy vjeçare, mjekët m'i prenë këmbët deri në gju, me shpresën se mund të përdorja proteza për të ecur. Por fatkeqësisht, kjo nuk funksionoi. Pastaj në moshën pesë vjeçare, ata më hoqën pjesën tjetër të ngelur , gjë që në thelb është ajo që ju shihni tani," thotë Spencer West.
West numëron mbi tri milionë ndjekës në TikTok dhe mbi 57 milionë pëlqime në video.
"Me të vërtetë, mendoja se isha shumë i madh për TikTok. Por disa muaj më vonë pash një trend që më pëlqeu shumë . Sfida që qarkullonte ato kohë ishte ' më trego që je i shkurtër pa më thënë se je i shkurtër'. Nga kjo video fillo gjithçka. Kështu që unë krijova audiencën time në TikTok."
Spencer thotë se shumë njerëz janë kuriozë për mënyrën se si shkon në tualet, kjo është pyetja më e shpeshtë që më bëjnë, me qenë se nuk ka këmbë. Për këtë ai thotë: " Unë shkoj në tualet ashtu si të gjithë të tjerët. E dini çfarë? Dua të sigurohem që të gjithë e dëgjojnë këtë. Unë shkoj në tualet ashtu si të gjithë të tjerët!"
West është bërë i njohur për publikun amerikan në vitin 2012, kur ai ngjiti malin Kilimanjaro.
Nëna harron 3-vjeçaren brenda në makinë, vogëlushja vdes nga vapa
7 Qershor, 11:33

