Nëna harron 3-vjeçaren brenda në makinë, vogëlushja vdes nga vapa
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku si pasojë e pakujdesisë së nënës së saj një 3 vjeçare ka humbur jetën.
Nëna harroi fëmijën në makinë për më shumë se 3 orë dhe si rrjedhojë ajo ka humbur jetën nga nxehtësia.
Policia ka arrestuar nënën e vogëlushes, 28 vjeç.
Kur mbërritën ekipet mjekësore, ata e morën foshnjën dhe e çuan në Qendrën Mjekësore Shëndetësore Kaweah, ku u shpall e vdekur. Autoritetet e kanë identifikuar fëmijën si Jessica Campos.
Detektivët besojnë se 3-vjeçarja u la në automjet për rreth tre orë.
Policia thotë se nëna e 3-vjeçares, Eustajia Mojica Dominguez, ishte duke punuar disa hapa larg në një fërmë të paligjshme marijuhane.
Rreshteri Mike Verissimo thotë se dyert e makinës ishin të mbyllura dhe dritaret e saj po ashtu.
Hetuesit e narkotikëve të policisë Visalia gjetën bimë marihuane me vlerë 125 paund dhe afërsisht 425 paund marihuanë të përpunuar në shtëpinë e Mojica Dominguez.

