Përplasen dy trenë pasagjerësh në Pakistan, humbin jetën 30 persona, dhjetëra të plagosur
Dy trenë pasagjerësh janë përplasur në Pakistanin jugor, duke vrarë të paktën 30 vetë dhe duke plagosur dhjetra të tjerë.
Zyrtarët thanë se një tren doli nga shinat, duke bërë që një tren i dytë të kalojë mbi të dhe të përmbyset në provincën Sindh të vendit, raporton BBC.
Ekipet e shpëtimit kanë sjellë të plagosurit në spitalet pranë dhe mendohet se disa janë në gjendje kritike.
Pakistani gjatë viteve të kaluara ka parë një varg aksidentesh vdekjeprurëse me tren.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin.
"Jam i tronditur nga aksidenti i tmerrshëm i mëngjesit, me 30 pasagjerë të vdekur. Do ketë asistencë mjekësore dhe përkrahje për familjet e viktimave. Kam urdhëruar edhe një hetim të gjithanshëm për linjat hekurudhore me probleme," reagoi kryeministri i Pakistanit.

Spitalet në zonë janë vendosur në gatishmëri emergjente për t'u marrë me viktimat.
Aksidentet hekurudhore nuk janë të rralla në Pakistan.
Udhëtimi me tren është një mënyrë jashtëzakonisht e popullarizuar e udhëtimit në Pakistan, veçanërisht midis grupeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta, me shinat që shtrihen në gjatësinë dhe gjerësinë e vendit.
Sipas autoriteteve, tre shkaqet kryesore të aksidenteve të trenave në Pakistan janë mungesa e mirëmbajtjes së shinave, çështjet e sinjalit dhe motorët e vjetër.
Shifrat e viktimave shpesh janë të larta sepse trenat janë të mbushura me një numër shumë më të madh udhëtarësh sesa kapaciteti që kanë.
ڈہرکی ریتی کے مقام پر افسوسناک حادثہ سرسید ایکسپریس اور ملت ایکسپریس ٹکرا گئی 50 سے زائد ہلاکتوں کا اندیشہ@BBhuttoZardari @BBZardariFan @SyedNasirHShah @ChAzharHasnain2 @AamirAliNoonar2 @MediaCellPPP @BhttoForce pic.twitter.com/qSAG0m7eba
— Ali mughal (@ali_mados) June 7, 2021

