Izraeli arreston aktivisten palestineze: Terrori nuk do të na frikësojë

Forcat izraelite kanë marrë në pyetje dhe arrestuar  një aktivisen palestineze, e  cila luajti rol të rëndësishëm në protestat kundër dëbimit të mundshëm të familjeve palestineze nga shtëpitë në Jeruzalemin Lindor.

Muna el-Kurd duke  u arrestua nga shtëpia e saj në lagjen Sheikh Jarrah, raporton BBC.

Policia tha se 23-vjeçarja u akuzua për pjesëmarrje në trazira.

Vëllai binjak i el-Kurd Mohammed gjithashtu u mor në pyetje pasi u dorëzua në polici. Të dy më vonë u lanë të lirë.

"Pavarësisht se çfarë bëjnë ata për të na terrorizuar dhe frikësuar, asnjë arrestim nuk do të na frikësojë," u tha Muna gazetarëve pas lirimit të dielën.

Tensionet në Sheik Jarrah luajtën një rol në luftimet e fundit midis Izraelit dhe grupit militant Hamas.

Konflikti muajin e kaluar pa 11 ditë luftime në të cilat më shumë se 250 njerëz u vranë, shumica e tyre në Gaza, e cila drejtohet nga Hamas.

Përleshjet që shpërthyen në Sheikh Jarrah dhe në kompleksin e xhamisë al-Aqsa në Jeruzalemin Lindor të okupuar kontribuuan në atmosferën gjithnjë e më të ngarkuar në ndërtimin e konfliktit.