President i PE i bën thirrje BE-së të mbajë premtimin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor

Pak ditë para se Brukseli të marrë vendim për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Presidenti i Parlamentit Europian,  David Sassoli i bën thirrje krerëve të BE që ti japin dritën jeshile vendeve të Ballkonit Perendimor. Sipas tij hapja e negociatave dhe përshpejtimi i procesit do të ndikojë drejtpërdrejtë me paqen dhe sigurinë e rajonit.

Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë në tërësi, duke ndihmuar në stabilitetin, prosperitetin dhe paqen në këtë kontinent.

Kjo është vetëm faza e parë që sipas presidentit të PE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë të kenë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare , ndërsa përsa i përket anëtarësimit të plotë, sipas Sassolit rajoni ka ende shumë punë për të bërë.

Në secilin prej këtyre shteteve ende ka nevojë që të përmbushen reformat, por BE-ja duhet të mbajë premtimet e dhëna dhe të njohë përparimin e këtyre shteteve.

Me 22 qershor krerët e BE duhet të vendosin me unanimitet nësë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë të kenë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare, pavarësishtt se ende nuk është bërë i qartë qëndrimi i Bullgararisë ndaj fqinjit tonë. Integrimi i rajonit në BE është parë edhe si një mënyrë për të frenuar influncen ruse dhe kineze në vendet e Ballkanit Perendimor.